Pas skandalit “Party gate” Boris Johnson vendosi të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe tashmë do t’i rikthehet pasionit të vjetër, gazetarisë. Së fundmi ai ka arritur një marrëveshje me gazetën “Daily Mail” ku pritet të ketë rubrijen e tij javore .
Në një postim në twitter gazeta britkanike shkruan “Ne jemi të kënaqur të shpallim Boris Johnson si kolumnistin tonë të ri. I njohur si një nga shkrimtarët më të zgjuar dhe origjinal, rubrika e Boris do të publikohet në Daily Mail çdo të shtunë”.
Sa i përket karrierës në këtë profesion Boris Johnson ka nisur si gazetar në “ The Times” të Londrës dhe me vone vijoi tek “ Daily telegraph” . Nga viti 1999 deri në 2005 ai ishte redaktor në “The Spectator”. Më pas e braktisi gazetarinë pasi nisi karrierrën në politikë.