Cilësia e lartë dhe shija unike e Boronicave të egra, të cilat rriten në mënyrë rastësore në bjeshkët e Tropojës kanë bindur tashmë tregjet e huaja, të cilat kanë rritur kërkesën për boronicat e grumbulluara në Shqipëri.
Kjo gjithashtu ka nxitur fermerët që të merren me këtë kulturë.
Me kompaninë Lea2011, fermeri dhe sipërmarrësi Ardian Çitozi prej vitesh eksporton boronicë bio drejt Evropës.
Kompania e tij spikat pasi gëzon certifikim Bio mbështetur nga BIO Inspekt i Zvicrës.
“Potencialet e Shqipërisë për të grumbulluar dhe eksportuar boronica është shumë e madhe sidomos në zonën e bjeshkëve të Tropojës, por edhe atyre të Kukësit dhe deri në kufi me Dibrën, këto janë zona ku grumbullohet në mënyrë të jashtëzakonshme ky produkt, i cili tashmë nga firma jonë është dhe i certifikuar me bio nga ALB Inspekti të cilët janë të mbështetur nga BIO Inspekt i Zvicrës. Neve na kanë ardhur këto inspektorët, kemi shkuar në mal, kanë kontaktuar dhe me fermerët dhe pasi janë bindur dhe ata që ky produkt është me të vërtetë bio, na është dhënë certifikata bio, jo vetëm për boronicën, por edhe për manaferrën e këtyre zonave e cila grumbullohet jashtë mase shumë.” – thotë Çitozi.
Çdo proçes kalon me kujdes në filtra pastrimi dhe kontrolli nga punonjësit dhe makineritë.
“Me boronicën shqiptare kemi rreth 7 vite që merremi me këtë punë, eksportet kanë filluar me Italinë, me boronicën e freskët. Është një boronicë të cilën ne e marrim nga fermerët, e sjellim në magazinën tonë. Kemi një makineri e cila na e pastron me ajër edhe nëse i ka mbetur ndonjë gjete ajo e heq kompet, edhe nëse ka ndonjë jeshil ne e heqim dhe ambalazhimit i fusim një letër speciale nga poshtë e cila thith lagështinë. Arkat për eksport që ne përdorim për konsumin njerëzor dmth janë të drurit ndërsa për atë të industrisë janë plastike. Arkat futen pastaj në frigorifer me 0 gradë temperatura e cila e mban gjithmonë dhe nuk e lejon që të fermentohet me atë lloj temperature. Dhe transportin në drejtim të Evropës e kemi bërë me kamiona frigoriferikë me 0 gradë.”– shprehet Çitozi.
Fatmirësisht prodhimi këtë vit ka qënë optimal për fermerët. Cilësia e lartë e boronicës shqiptare ka tërhequr interesin e shumë vendeve.
“Prodhimi sivjet ka qenë i kënaqshëm, ka qenë shumë i kënaqshëm në krahasim me 2 vitet e kaluara dhe fermerët kanë grumbulluar mjaft sepse ka pasur dhe interes. Interesi është shumë i madh për produktin shqiptar, sepse është i një cilësie të lartë. Ne për momentin po eksportojmë boronicën e klasit të dytë, dmth që është me gjithë gjethe, eksportojmë në Serbi ku klienti jonë pasi e thanë me -70 gradë ai e eskporton në Zelandë të Re, në Australi dhe në Amerikë. Ka treg të jashtëzakonshëm kërkesë shumë të madhe, e kanë kërkuar me certifikatë bio, e kemi bërë ashtu sic e kanë kërkuar sepse ne i plotësojmë këto kushte dhe ai është mahnitur nga cilësia e produktit tonë sepse kur e ka krahasuar me shtetet e tjera me të cilët ne jemi konkurentë i ka pëlqyer jashtë mase shumë dhe neve na ka thënë që ta dhjetëfishojmë punën me të pikërisht sepse produkti jonë flet vetë është shumë i mirë.”
Shpesh qytetarët e ngatërrojnë vlerën e boronicës së kultivuar me atë bio. Boronica bio ose e egër është ajo që rritet në mënyrë rastësore në majat e maleve dhe shquhet për vetitë e larta në shëndet. Madje edhe vetë mjekët janë të kujdesshëm shpesh në këshillat që japin për rëndësinë e boronicës bio duke theksuar konsumin e atyre që rriten në mënyrë rastësore në majat më të larta.
“Ne kemi filluar eksportin pikërisht me certifikimin bio, sepse është shumë e rëndësishme për llojin e klientelës sepse lloji i klientelës që kërkon bio e paguan dhe më shtrenjtë dhe kjo na jep mundësinë që ne të jemi konkurentë me vende sic janë Polonia, Ukraina e cila edhe pse ishte në luftë, nuk e priste askush që atje do të grumbukllonin sivjet aq shumë boronica sic duket ngaqë kanë qenë dhe pa punë kanë dalë të gjithë të grumbullojnë. Madje dhe tregu i Evropës filloi cmimin e lartë pastaj pati një rënie, pikërisht për këtë punë sepse nuk e priste askush. Me frimën time kam hasur vështirësi. Kjo certifikata e radioaktivitetit në Shqipëri nuk kam arritur që ta bëj tek asnjëlloj laboratori as ai shtetëror as ato privat dhe jam detyruar që të shkoj ta bëj në Kosovë në qytetin e Pejës sepse vetëm aty bëhet dhe fati deshi që mua klienti ma pranoi këtë lloj certifikate sepse pa certifikatën e radioaktivitetit nuk është e mundur që të bëhet eksporti sidomos ai i boronicës.”
Boronicat në Bjeshkët e Tropojës mblidhen në lartësi nga 800 metra deri në 2500 metra. Boronicat nuk kërkohen thjeshtë si fruta për shijen e tyre pakëz të athët, por mbi të gjitha për vlerat e tyre medicinale. Ato kërkohen në masë nga tregu farmaceutik për shkak të vlerave të mëdha mjekësore që kanë.
Dallimi midis boronicave të egra dhe të kultivuara
1. Madhësia e kokrrës
Boronicat e egra kanë kokërr dukshëm më të vogël sesa boronicat e kultivuara, por me një ngjyrë më të mbyllët.
2. Vetia oksiduese
Më e lartë tek boronicat e malit.
3. Shtrirja gjeografike
Boronicat e egra zhvillohen vetëm në lartësi më të lartë mbidetare (mbi 700 m), ndërsa forma e kultivuar e boronicës nuk shpreh kërkesa të vecanta përsa i takon lartësisë mbidetare, për arsye të kushteve që krijohen për kultivimin e saj nga ana e njeriut.
4. Shija
Forma e kultivuar e boronicës ka shije më të ëmbël dhe është më pak e lëngëshmë, ndërsa boronica e egër ka shije më të thartë dhe është më e lëngëshmë.
5. Qëndrueshmëria
Boronica e egër është më e qëndrueshme ngase zhvillohet pa ndikimin e njeriut dhe me konfrontim direkt ndaj kushteve atmosferike. Boronica e kultivuar duke u mbështëtur në faktin se kushtet e zhvillimit i krijohen nga njeriu, e bënë më pak të qëndrueshme ndaj kuShteve të jashtme atmosferike.
Kontakt për Lea2011shpk
- [email protected]
- +355 684 021 733