Këngëtarja e “Stronger” postoi një video të re në Instagram të premten, duke iu përgjigjur tre pyetjeve që ndjekësit e saj i kishin bërë, duke përfshirë pyetjen “A je mirë?“
“Po, jam plotësisht mirë. Jam jashtëzakonisht e lumtur, kam një shtëpi të bukur, fëmijë të bukur,”-u përgjigj Spears.
Këngëtarja ka dy djem, Jayden James, 14 vjeç dhe Sean Preston, 15 vjeç me ish-burrin e saj Kevin Federline. “Po bëj një pushim tani sepse po kënaqem“-shtoi ajo.
Para se t’i përgjigjej kësaj pyetje, ajo u përgjigj nëse ka apo jo marramendje kur rrotullohet aq shumë gjatë filmimit të videove të saj duke kërcyer.
“Po, kam shumë marrjemendje. Por unë jam një kërcimtare e për sa kohë që kam një pikë përqendrimi ndërsa kthehem, për sa kohë që vazhdoj ta gjej atë, zakonisht në fund nuk është aq keq“,-u pergjigj ajo.
Muajin e kaluar, këngëtarja e “I’m A Slave 4 U” pranoi se ajo “qau për dy javë” pasi pa pjesë të dokumentarit që u publikua në shkurt nga New York Times për jetën e saj. Dokumentari i paautorizuar eksploron rritjen e saj të famës, portretizimin e saj negativ në media dhe betejën e saj të vazhdueshme të konservatoritetit me babanë e saj, Jamie Spears.
“Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë e spekuluar… e shikuar.. dhe është gjykuar me të vërtetë tërë jeta ime!!!“-shkruajti ajo pjesërisht në Instagram. “Unë kam qenë e ekspozuar tërë jetën time duke performuar para njerëzve… Duhet shumë forcë që të BESOSH në univers me gjithë ndjeshmërisë tuaj reale pasi unë gjithmonë jam gjykuar kaq shumë… e fyer… dhe e turpëruar nga mediat… dhe unë jam akoma deri më sot”.
Dhe ndërsa ajo tregoi se nuk e pa të gjithin, ajo që pa e bëri atë “ta vinte në siklet nga drita ku e futën”. “Kam qarë për dy javë dhe mirë… Unë ende qaj ndonjëherë,“-shkroi Spears.
Burimi: ET Online