Norma bazë e interesit do te vazhdoje të qendroje në nivelin 3% për shkak të qendrueshmerise së inflacionit gjatë 2023. Sipas Bankës së Shqipërisë ky është lajm pozitiv për ata qytetarë që kanë kredi në lekë pasi nuk do t’u rriten pagesat për këstet mujore. Forcimi i lekut ka patur ndikim të madh në uljen e inflacionit thekson Banka e Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë nënvizon se në muajt në vijim parashikohet të vijoje ulja e inflacionit në vend, nga ana tjetër forcimi i lekut mund të vijoje si pasojë e qarkullimit të madh të Euros nga turistët dhe emigrantët gjatë sezonit veror.
Burimi : Klan news