Ibrahimaj për eksportuesit: Nuk do të paguajnë këstet e tatim-fitimit

Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga  zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete.

Ministrja Delina Ibrahimaj, pas takimit të tretë me përfaqësuesit e këtyre industrive, theksoi se për një periudhë afatshkurtër eksportuesit nuk do të paguajnë këstet e tatim fitimit dhe se TVSH-ja do tu rimbursohet në harkun kohor të 3 ditëve.

Më tej Ibrahimaj theksoi se në varësi të situatës, do të merren edhe masa afatgjatë.

Reagimi i Financave, vjen pas  kërkesave të shumta të eksportuesve për të marrë masa konkrete në mënyrë që të lehtësojnë këto sipërmarrje nga dëmet që u ka sjellë kursi i këmbimit.

Burimi:https://scantv.al/qeveria-masa-konkrete-per-te-ndihmuar-eksportuesit-ibrahimaj-nuk-do-te-paguajne-kestet-e-tatim-fitimit/