Kur Keith Tan hoqi dorë nga puna e tij në financë në vitin 2015, ai nuk ishte në dijeni të rrugëtimit sipërmarrës që e priste. Ajo që nisi si plan për të filluar një zinxhir kafenesh, shpejt u shndërrua në një kompani teknologjike me synimin për të përmirësuar efikasitetin në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
Gjashtë vjet më vonë, produkti debutues i kompanisë, roboti i automatizuar i kafesë Ella, tashmë po shërben latte dhe kapuçino në stacione të caktuara treni në Tokio, Japoni. Ka plane të ngjashme për vendlindjen e tij Singaporin në vitin 2022.
Por rruga drejt suksesit përfshinte “shumë mësime”, tha CEO i Crown Digital për CNBC Make It, duke ndarë këshillat e tij më të mira për themeluesit e tjerë të mundshëm.
Vlerësoni idetë tuaja me rigorozitet
Para së gjithash, është e rëndësishme të “vlerësoni me rigorozitet idetë tuaja” dhe të siguroheni që ato i shërbejnë një qëllimi.
Në rastin e Tan, kur ai projektoi Ella në 2018, nuk ishte për të sjellë një risi. Përkundrazi, ai donte të gjente një zgjidhje reale për mungesën e fuqisë punëtore që prekte kafenenë e tij dhe pikat e tjera të ushqimit dhe pijeve.
Ju duhet ta mbështesni atë me një model biznesi që është i qëndrueshëm. Një robot plotësisht autonom që mund të shërbejë kafe gjatë gjithë kohës do ta ofronte këtë zgjidhje, arsyetoi ai. Kështu që ai dhe ekipi i tij filluan të punojnë për krijimin e produktit.
Shisni idenë tuaj
Më pas, ju duhet të mbroni idetë tuaja, qofshin ato nga bashkëthemeluesit, investitorët, punonjësit apo klientët.
“Duhet ta shesësh mirë idenë dhe të jesh i pasionuar pas saj,” tha Tan.
Kjo nuk ishte gjithmonë e lehtë, veçanërisht në ditët e para të biznesit, tha Tan, duke kujtuar vështirësinë e tërheqjes së stafit dhe investitorëve kur ai lançoi për herë të parë Crown Digital. Megjithatë, është e rëndësishme të kesh besim në idenë tënde dhe të jesh në gjendje t’ua përcjellësh atë të tjerëve.
“Kjo është një kompani robotësh që bën kafe. Është një shitje e vështirë”, tha ai. “Ju duhet të keni atë këmbëngulje për të shitur idenë dhe për të ndërtuar atë ekip.”
Gjeni partnerë
Së treti, është jetike të gjesh partnerë që mund të ndihmojnë në ngritjen e biznesit tuaj dhe zhvillimin e tij në një nivel tjetër. Për Tan, kjo do të thoshte të bashkohej me operatorët e transportit si kompania hekurudhore japoneze JR East dhe rrjeti i metrosë SMRT të Singaporit për ta bërë produktin e tij të disponueshëm për më shumë konsumatorë.
Ju nuk mund të bëni gjithçka vetë.
Partneritetet kanë rezultuar që të dy operatorët të investojnë në Crown Digital, duke marrë fondet totale të mbledhura në 3.1 milionë dollarë dhe duke e vlerësuar kompaninë në mbi 35 milionë dollarë.
“Nuk mund të bësh gjithçka vetë,” tha Tan. “Por nëse mund të ndikoni tek partnerët tuaj që t’ju ndihmojnë, kjo ju ndihmon shumë.”
Burimi: CNBC