Kur shtriheni apo relaksoheni duke parë një film ju shijon akoma më shumë nëse konsumoni edhe ushqim. Dietologët rekomandojnë që të shmanget të ngrënit pas orës 20:00.
Metabolizmi ngadalësohet në orët e darkës. Ushqimi në mbrëmje shkakton siklet në stomak.
Konsumi i darkës vonë para gjumit çon në dispepsi dhe parehati. Po ashtu rritet edhe aciditeti i stomakut duke ndikuar në cilësinë e gjumit.
Sado të na shijojnë, ushqimet e natës shtojnë kaloritë. Dietologët theksojnë se edhe marrja e lëndëve ushqyese është më pak efektive pas orës 20:00.