Në një intervistë dhënë për “People” në lidhje me dietën ushqimore Cher tha se bëntë zgjedhje të shëndetshme për të qenë në formë e duhur.
“Përpiqem të shmang ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre. Produktet e qumështit nuk janë të mira për ne. Mendoj se djathi është një nga gjërat më të këqija për trupin. Nuk tretet mirë dhe shumica e djathrave janë shumë të lartë në yndyrë dhe kolesterol”, është shprehur këngëtarja .
Cher zgjodhi orizin kaf në vend të orizit të bardhë. Ajo gjithashtu filloi të konsumonte fruta si banane, papaja dhe nektarina.
“Gjëja më e rëndësishme është t’i jepni vetes një shans për të luftuar,” “Unë nuk marr drogë. Unë kurrë nuk pi kafe dhe pothuajse kurrë nuk pi alkool apo ha mish të kuq, kështu që jam shumë përpara lojës, tha ajo .