Ndryshimet në dëgjim mund të jenë një shenjë e kolesterolit të lartë . Sipas mjekëve kolesteroli ngushton arteriet duke kufizuar qarkullimin e gjakut . Pa furnizimin me gjak shkaktohen problem dëgjimi.
“Kur furnizimi me gjak i strukturave të ndjeshme të veshit të brendshëm është i dëmtuar, mund të rezultojë në humbje të dëgjimit,” shpjegojnë mjekët për Daily Express.
Për shembull, njerëzit me kolesterol të lartë mund të kenë vështirësi të kuptojnë bisedat në mjedise të zhurmshme ose mund të mos dëgjojnë mirë tingujt me zë të lartë.
Nëse nuk vihet nën kontroll, kolesteroli i ngritur mund të çojë në një rrezik të sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, si dhe në një sulm në zemër.