Çmimet e naftës kanë rënë në nivele që nuk pasqyrojnë rrezikun e ndërprerjeve të eksporteve ruse ose aftësinë e Kinës për të mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit, sipas tregtarit më të madh të pavarur të naftës së papërpunuar në botë.
Ndërsa Brent u rrit në pothuajse 140 dollarë për fuçi menjëherë pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në fund të shkurtit, ai ra 13% javën e kaluar në rreth 104 dollarë. Kjo ishte për shkak të njoftimit të SHBA-së për një lirim të paprecedentë të rezervave strategjike për të zbutur çmimet e karburantit dhe rastet e viruseve që po rriteshin në Kinë.
Këto zhvillime errësuan potencialin për një rënie të naftës nga Rusia gjatë muajve të ardhshëm. Tregtarët, transportuesit, siguruesit dhe bankierët janë të kujdesshëm ndaj fuçive ruse, ndërsa qeveritë perëndimore izolojnë dhe sanksionojnë Moskën për pushtimin e saj.
“Nafta ndihet më e lirë se sa do të kishin parashikuar shumica”, tha Mike Muller, kreu i Vitol Group për Azinë, të dielën në një podcast të prodhuar nga konsulenti dhe botuesi Gulf Intelligence me bazë në Dubai. “Çmimet e naftës mund të jenë më të larta duke pasur parasysh rrezikun e ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia. Por njerëzit janë ende të humbur teksa mundohen t’i kuptojnë ato shifra.”
Flukset e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës ruse mund të ulen me 1 deri në 3 milionë fuçi në ditë gjatë tremujorit të tretë, sipas Muller. Vendi normalisht eksporton rreth 7.5 milionë fuçi çdo ditë.
Burimi: Bloomberg