Miliarderi Elon Musk ka dhënë një deklaratë e cila ka sjellë reagime të shumta.
Ai ka thënë se në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës së investimeve në Riad .
Musk u shpreh optimist për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por vuri në dukje se ka një shans 10 deri në 20 për qind që gjërat të shkojnë keq dhe përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se AI mund të përbëjë një “kërcënim ekzistencial”, sipas Bloomberg.
Musk thotë së sistemet e Inteligjencës Artificiale janë dhjetë herë më të mirë sesa ishin një vit më parë.