Kompania Neuralink e Elon Musk ka implantuar çipin e parë tek truri i njeriut . “Rezultatet fillestare tregojnë zbulim premtues të thumbave të neuroneve”, ka shkruar Musk në një postim në platformën e mediave sociale X.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së i dha leje kompanisë vitin e kaluar për të testuar implantin e saj te njerëzit, një moment historik në ambiciet e startup-it për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë paralizën dhe një sërë kushtesh neurologjike.
Studimi përdor një robot për të vendosur një implant tru-kompjuter (BCI) në një rajon të trurit që kontrollon qëllimin për të lëvizur, deklaroi kompania duke shtuar se qëllimi i tij fillestar është t’u mundësojë njerëzve të kontrollojnë një kursor kompjuteri ose tastier duke përdorur vetëm mendimet e tyre. Fijet e implanteve ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në trurin e pjesëmarrësve, ka thënë Neuralink.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al