Ndoshta nga dembelizmi apo se jeni vërtet i lodhur ju mund të flini gjumë pa hequr grimin . Por me tualetin gjatë natës në fytyrë mund të dëmtojmë shumë lëkurën .
Nëse nuk pastrohet fytyra nga kremi pudër dhe produktet e tjera të nesërmen do të duket më e thatë.
Po ashtu makijazhi shkakton dobësim dhe këputje të qërpikëve.
Fjetja me buzëkuq sjell tharje dhe plasaritje të buzëve.
Mungesa e hidratimit krijon edhe qeska dhe njolla të zeza poshtë syve. Gjithashtu me mospastrimin e grimit do të mbyllen poret e fytyrës të cilat shkaktojnë puçrra dhe rrudha duke sjellë edhe plakjen e shpejtë.