Sipas një studimi të publikuar në The Lancet Rheumatology mendohet se deri në vitin 2050 rreth një miliard njerëz do të preken nga kjo gjendje.
Studiuesit thonë se obeziteti është një kontribues kryesor i osteoartritit dhe në vitin 2020 ishte përgjegjës për afërsisht 20 % të paaftësisë së osteoartritit, ku nyjet bëhen të dhimbshme dhe të ngurtësuara.
Në tre dekadat e fundit janë rritur fuqishëm për shkak të plakjes, rritjes së popullsisë dhe obezitetit.
Gjunjët dhe ijet janë zonat më të prekura nga kjo sëmundje. Po ashtu sipas studimit, gratë janë më të rrezikuara nga kjo gjendje se sa burrat.