Infeksionet e lëkurës bakteriale janë të zakonshme, nga shkalla më e lehtë e përhapjes e deri tek agravimi në kërcënuese për jetën.
Jemi në prag të kulmit të pushimeve dhe frekuentimit të plazheve dhe pishinave, ku shpesh këto bëhen edhe kërcënim për infesione të ndryshme në lëkurë ndaj duhet mjaft kujdes.
Fatmirësisht shkenca ka përparuar dhe sot falë Diamond’s Cluster L.L.C. kemi në dorë një produkt çudibërës që lufton infeksionin dhe mykun në lëkurë dhe në thonj.
Diamond’s Cluster L.L.C. ka përfaqësinë ekskluzive të produkteve OXILVER për 5 shtete në rajonin e Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi dhe kjo është një risi për shtetasit e këtyre vendeve që kanë mundësi ta blejnë tashmë këtë produkt.
Nëse keni probleme me infeksionin në lëkurë dhe thonj, mos humbisni kohë, produktet OXILVER® gjenden vetëm në dyqanin online www.diamondscluster.com, ose në faqet e Facebook (@DiamondsCluster) dhe Instagram (Diamonds.Cluster).
OXILVER, gjenerata e re e kozmetikës!
Një risi moderne, një gjeneratë e re e kozmetikës që ndërthur njohuritë e mjekësisë, farmacisë dhe kozmetologjisë. OXILVER® është rezultat i zhvillimit slloven, i prodhuar nga kompania sllovene Enikam d.o.o. OXILVER® është një produkt i kozmetologjisë moderne që ka zhvilluar një mënyrë efektive për të oksigjenuar, ushqyer dhe mbrojtur qelizat e lëkurës dhe thonjve. OXILVER® pastron, ushqen, hidraton dhe oksigjenon.
Sekreti i aktivitetit të OXILVER® qëndron në formulimin e tij revolucionar, bazuar në efektin plotësues të oksigjenit aktiv dhe argjendit jonik.
Drejtues të Diamond’s Cluster L.L.C na shpjegojnë se si vepron OXILVER®
Kombinimi i oksigjenit aktiv dhe argjendit koloidal lehtëson dhe përmirëson dukshëm simptomat e kushteve të ndryshme negative të lëkurës, të tilla si:
- Herpesi;
- Lëkura e kuqe e ndjeshme;
- Psoriaza;
- Dermatiti;
- Aknet;
- Rosacea;
- Infeksionet bakteriale ose mykotike;
- Plagët dhe
- Lythat.
OXILVER® Skin e furnizon lëkurën me oksigjen aktiv. Kur lëkura jonë bie në kontakt me OXILVER® Skin, çlirohet oksigjen aktiv në formën e shumë flluskave të vogla. Për shkak të mënyrës së veprimit të tij, OXILVER® Skin vepron gjithashtu si një tregues i infeksionit bakterial ose mykotik. Shkuma e bardhë shfaqet menjëherë pas kontaktit të OXILVER® Skin me një zonë të infektuar.
OXILVER® Skin Solution dhe Gel kanë përbërsit shtesë siç janë Acidi hialuronik dhe Aloe Vera.
Acidi hialuronik dhe Aloe Vera me efektet e tyre plotësuese ndihmojnë në hidratimin intensiv, fleksibilitetin dhe elasticitetin e lëkurës.
Acidi hialuronik është një komponent natyral i lëkurës dhe ka një kapacitet jashtëzakonisht të lartë të lidhjes së ujit. Mund të thithë deri në 1000 herë sasinë e ujit në raport me peshën e tij.
Aloe Vera ka aftësinë të transferojë substanca aktive, të cilat rrisin hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
Përfitimet e OXILVER® Skin
Produktet OXILVER® Skin janë gjithashtu të përshtatshme për:
➡ ngadalësimin e shenjave të plakjes;
➡ pastrimin dhe kujdesin e lëkurës;
➡ hidratimin;
➡ oksigjenimin dhe
➡ rigjenerimin e lëkurës.
Kujdes me problemet dhe mykun e thonjve
Solution OXILVER NAIL është një produkt i kozmetologjisë moderne inovative terapeutike e zhvilluar për kujdesin efektiv të thonjve dhe lëkurës. Është një zgjedhje ideale për shëndetin dhe bukurinë e thonjve.
Si funksionojnë OXILVER® Nail Solution?
OXILVER® Nail Solution është menduar kryesisht për trajtimin e problemeve të thonjve. Efikasiteti i tij i gjerë është rezultat i efektit plotësues midis SUBSTANCAVE TË OXYGJENIT AKTIV dhe ARGJENDIT KOLOIDAL. Një tjetër përbërës është Panthenoli, i cili është një substancë optimale për të dhënë lagështi brenda thoit dhe shtresave më të thella të lëkurës. Panthenol vepron shumë rigjenerues. Thonjtë bëhen më të shndritshëm, të fortë dhe më pak të brishtë, lëkura është më elastike, elastike dhe e butë.
OXILVER® Nail Solution është shumë efektiv në largimin e infeksioneve mykotike ose bakteriale në thonjë dhe në lëkurë. OXILVER® Nail Solution përmirëson strukturën dhe forcën e thonjve, ruan thonjtë dhe u jep atyre një pamje të shëndetshme./ProBizz.al