Euro vijon të humbasë pikë.
Kjo javë ka nisur me një rënie të monedhës europiane pasi sot është blerë me 99.8 lekë dhe shitet me 100.6 lekë.
Ndërsa dollari amerikan ka shënuar rritje. Sipas kursit të këmbimit valutor dollari është blerë me 92.5 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë. Edhe paundi pritanik është blerë me 117.5 lekë dhe është shitur me 118.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.