Elon Musk, SpaceX dhe Tesla u paditën për 258 miliardë dollarë me pretendimin se ata janë pjesë e një skeme shantazhi për të mbështetur kriptomonedhën Dogecoin.
Keith Johnson, “një qytetar amerikan, i cili u mashtrua nga Skema piramidale e kriptove “Dogecoin”, paditi Musk dhe kompanitë e tij, duke pretenduar se ato kanë ndërmarrë hapa shantazhues për të fryrë çmimin e Dogecoin.
“Të pandehurit mendojnë se Dogecoin është një investim legjitim, kur nuk ka fare vlerë,” tha Johnson në ankesën e tij, të paraqitur të enjten në gjykatën federale në Manhattan.
Johnson po kërkon të përfaqësojë një klasë njerëzish që kanë humbur paratë e tregtimit në Dogecoin që nga prilli 2019. Ai kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, plus dëme të trefishta prej 172 miliardë dollarësh, si dhe një urdhër që bllokon Musk dhe kompanitë nga promovimi i Dogecoin, duke deklaruar se tregtimi i Dogecoin përbën kumar sipas ligjit të SHBA dhe Nju Jorkut.
Musk nuk iu përgjigj menjëherë e-maileve që kërkonin komente mbi padinë. Përfaqësuesit e SpaceX dhe Tesla, dhe këshilltari ligjor i Teslës, gjithashtu nuk u përgjigjën menjëherë.
Dogecoin po tregtohej të enjten me rreth 5 cent dhe ka rënë rreth 67% këtë vit. Ai u rrit deri në 74 cent vitin e kaluar përpara se të binte në këto nivele.
Burimi: Bloomberg