Shqiptarja e parë që fiton “Miss Earth 2023” është Drita Ziri. Eventi u mbajt në Vietnam ku morën pjesë 85 vajza nga mbarë bota. 18 vjeçarja pati sukses, por edhe Shqipëria fiton për herë të parë kurorën në një garë bukurie botërore.
Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit.
Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, Drita Ziri pritet të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Edicioni i vitit të ardhshëm i Miss Earth do të mbahet sërish në Vietnam.