Njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë se, në kuadër të pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Evropian EURO 2024 dhe ndeshjes së dytë, Shqipëri-Kroaci, që do të zhvillohet më 19 qershor 2024, në Hamburg, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih do të ofrojnë shërbime konsullore në:
Hamburg, në adresën Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)
Në datat 18-19-20 qershor 2024
Orari 09.00 – 17.00
Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.
Shërbimet që do të ofrohen janë:
Leje kalimi
Vetëdeklarim për humbje dokumenti
Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e
e-mailit: [email protected]
dhe +49 1719259782
Gjithashtu, informacioni i kontaktit mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.