Shoqata e Turizmit Mjekësor Shqiptar (AMTA), do të zhvillojë më datë 22 Nëntor 2025, në ambientet e Marriott Hotel Tiranë, Samitin e parë të Turizmit Mjekësor Shqiptar “WHY ALBANIA 2025”
Ky samit do të mbledhë së bashku profesionistë të fushës dentare, estetike, okulistike, wellness, si dhe operatorë turistikë e partnerë mediatikë nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, për të diskutuar mundësitë dhe zhvillimin e turizmit mjekësor në Shqipëri.
Në emër të ekipit organizator kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë për të ndarë këndvështrimin tuaj dhe për të mbështetur këtë iniciativë.
Qëllimi i këtij eventi është vendosja e standarteve të larta etike dhe profesionale në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët ndërkombëtar; Të bashkojë aktorët publikë dhe privatë në zhvillimin e këtij sektori strategjik, si dhe të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet turizmit shëndetsor.
Ky event do të promovojë shqipërinë si destinacion konkurues për turizmin mjekësor dhe dentar.
Gjithshtu do të jetë një mundësi networku dhe takimesh B2B me të gjithë aktorët e sektorit.
Me respekt
Albanian Medical Tourism Association












