Ndërkohë që sallat e muzeve janë të mbyllura për shkak të pandemisë, Muzeu i Luvrit në Paris mendon për artdashësit. Me anë të një platforme të saponisur, ky muze ka vendosur gati gjysmë milioni artikuj nga koleksioni i tij në internet, në dispozicion të publikut e mbi të gjitha pa pagesë!
Më shumë se tre të katërtat e punimeve tashmë janë etiketuar me informacion dhe fotografi.
Një gjë tepër e veçantë janë punimet e rikuperuara pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat derisa t’i kthehen pronarëve të ligjshëm i janë besuar Luvrit. /ProBizz.al/