E ndërsa po afron periudha e duhur për fermerët për të mbjellë hibridet e domateve, eksperti grek Vangelis Pelekanis na tregon të veçantat e dy hibrideve mjaft të kerkuara nga fermerët dhe tregjet ndërkombëtare.
Duke u njohur me të veçantat çdo fermer mund të kuptojë më mirë potencialet që ka toka që zotëron dhe synimin që ka për të arritur tek blerësi vendas apo në tregjet ndërkombëtare.
Të dyja këto hibride tregtohen nga Lila Shpk, kompania e cila ka ekskluzivitetin e përfaqësimit në Shqipëri të liderit botëror SYNGENTA AGRO AG.
“DEVONET F1 është një domate gjysmë vetëkrasitëse, dmth është një domate me bimë relativisht të shkurtëra, ndërhyrje të shkurtëra dhe karakteristika kryesore e tij është se ka prodhim super të hershëm dhe shumë të përqëndruar. Lidhja e frutave nga luleria e parë deri në atë më të fundit tek DEVONET F1, është shumë e mirë. Gjithashtu cilësia dhe uniformiteti i frutave tek DEVONET F1 janë të jashtëzakonshme! Dmth kemi fruta që mund të arrijnë deri në 250-260 gr me programin e duhur të plehërimit, me shije dhe konsistencë shumë të mirë dhe gjithashtu me ngjyrë të kuqe shumë intensive me shkëlqim. Ato janë me të vërtetë fruta që mund të tregtohen si në tregun e brendshëm ashtu dhe në tregjet e eksportit.”- thotë Vangelis Pelekanis Drejtor Marketingu i kompanisë Syngenta.
Nuk mbarojnë këtu avantazhet e Devonet F1.
“ Një tjetër avantazh i DEVONET F1 është se ka një paketë të plotë rezistencash tolerance ndaj Cladosporium, Fusarium Oxysporum dhe Nematodave. Pra, për mbjelljet në serrë në nëntor, Dhjetor dhe në fillim të janarit, dmth për vjelje nga fundi i marsit dhe kryesisht në prill, DEVONET është zgjidhja e shkëlqyer nga Syngenta dhe Lila. Për kultivuesit që kërkojnë prodhim të përqëndruar, super të hershëm, kombinuar me cilësi të lartë, DEVONET F1 është zgjidhja!”- vijon më tej Z. Pelekanis.
Një tjetër përzgjedhje e shkëlqyer propozuar nga nga “Syngenta” dhe Lila për mbjellje pak më të vonshme në serë, nga fundi i muajit dhjetor deri në shkurt është BOROSET F1!
“BOROSET F1, është tashmë një hibrid i njohur i domates nga kultivuesit shqiptarë, të cilët vlerësojnë jo vetëm potencialin e tij të lartë të rendimentit por dhe kombinimin me cilësinë e lartë të frutave të tij. BOROSET F1 është një bimë mjaft e ekuilibruar me ndërhyrje të shkurtëra. Një karakteristikë shumë themelore e BOROSET F1 është se luleritë kanë shumë fruta, zakonisht më shumë se 5 mund të arrijnë edhe 7. Madhësia e frutave është zakonisht më shumë se 220 gr, mund të arrijë deri në 250 gr sigurisht me një program plehërimi korrekt. Frutat janë shumë uniforme dhe kanë qëndrueshmëri dhe tolerancë shumë të mirë ndaj plasaritjes në pranverë. BOROSET F1 është një hibrid që ne e sugjerojmë fuqimisht gjithashtu dhe për nevojat e tregjeve të eksportit të cilët dëshirojnë fruta me cilësi të lartë në pranverë. BOROSET F1 ka një paketë rezistencash shumë të mirë me tolerancë ndaj Stemphylium, Cladosporium, Fusarium radicis, dhe ndaj Nematodave. Është një domate që kombinon prodhimtarinë e lartë me cilësi të lartë për një periudhë të gjatë vjeljeje. “- sqaron më tej Vangelis Pelekanis nga kompania Syngenta.
Edhe DEVONET F1 edhe BOROSET F1 kombinojnë prodhimtari të lartë dhe cilësi të lartë për të pushtuar edhe më shumë tregje në Evropë!
Kontakt: