• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, October 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

January 20, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Banka e Shqipërisë çeli sot ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Italisë në Tiranë, z.Marco Alberti, përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, të institucioneve financiare, trupit diplomatik, studiuesve dhe akademikëve.

Ekspozita vjen në një moment me simbolikë të veçantë historike, në intervalin mes 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Ajo është realizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe është vendosur në Selinë Qendrore nr. 2 të Bankës së Shqipërisë, një godinë kjo me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike për qytetin e Tiranës.

Në fjalën e hapjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, theksoi se ekspozita synon të shkojë përtej historisë institucionale të bankës qendrore, duke pasqyruar edhe historinë e përditshme të shoqërisë shqiptare: mënyrën se si qytetarët kanë paguar, kursyer, përballuar kriza ekonomike dhe ndërtuar aspirata për stabilitet e mirëqenie. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.

Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e monedhës kombëtare shpaloset si një udhëtim në tri faza të mëdha historike, të ndikuara nga ndryshimet politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Në këtë rrugëtim, Banka ka vepruar nën regjime të ndryshme monetare, duke synuar vazhdimisht ruajtjen e stabilitetit dhe besimit publik, edhe në rrethana të vështira apo të jashtëzakonshme.

Guvernatori Sejko vuri në dukje se ekspozita nuk i trajton këto periudha si kapituj të mbyllur, por si burim mësimi për të tashmen dhe të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit monetar, menaxhimit të krizave dhe edukimit financiar të publikut. Në këtë kontekst, ekspozita përfaqëson edhe një përpjekje për ta afruar bankën qendrore me qytetarët, përmes komunikimit të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ceremonia u përshëndet nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, z.Marco Alberti i cili u shpreh i emocionuar që ndodhej në një godinë të projektuar dhe të restauruar nga arkitektë italianë. “Banka e Shqipërisë është një institucion në rritje në një vend në rritje. Projektet e menaxhuara nga Banka po rriten ashtu si edhe aftësia e saj për të mbështetur ekonominë kombëtare; gjithashtu po rritet edhe integrimi i saj, me hyrjen e fundit në sistemin SEPA, një tjetër objektiv thelbësor i arritur falë angazhimit të Bankës Qendrore.” theksoi Ambasadori Alberti.

Gjatë ceremonisë u prezantua gjithashtu edhe një vepër studimore e përgatitur nga profesori i ndjerë Aristotel Pano, kushtuar 100 viteve të sistemit monetar dhe bankës qendrore në Shqipëri, si një kontribut i rëndësishëm akademik në dokumentimin e historisë monetare të vendit.

Një element i veçantë i kësaj nisme është shtrirja e saj përtej Tiranës, me aktivitete shoqëruese dhe një koncept udhëtues, që synon të sjellë historinë monetare dhe edukimin financiar më pranë komuniteteve të ndryshme. Ekspozita është fryt i bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë, botës akademike, institucioneve të kulturës dhe partnerëve vendas e ndërkombëtarë, duke përfshirë historianë, ekonomistë, arkitektë dhe ekspertë të komunikimit. Në këtë kuadër, u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila do të mirëpresë ekspozitën në Prishtinë.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori ftoi publikun ta vizitojë ekspozitën që do të qëndrojë e hapur për  6 muaj, deri në 20 korrik 2026, dhe të angazhohet në mënyrë proactive në dialogun mbi historinë monetare të Shqipërisë, si pjesë e ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të informuar.

Tags: bankaeshqiperiseEkspozitaJeteNgjarjeParaja
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Next Post
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim – Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet

Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim - Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

6 hours ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

7 hours ago
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

9 hours ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

1 day ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset