Projektet e erës dhe diellit janë në rrugën e duhur për të llogaritur më shumë se një të tretën e energjisë elektrike në botë deri në vitin 2030, duke sinjalizuar se sektori i energjisë mund të arrijë ndryshimin e nevojshëm për të përmbushur qëllimet globale të klimës, sipas një raport nga Instituti Rocky Mountain (RMI) .
Sulltan al-Jaber, president i samitit të ardhshëm të OKB-së për klimën, COP28, në fillim të këtij viti bëri thirrje për një trefishim të prodhimit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 për të frenuar emetimet e gazeve serrë dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të vendosura sipas marrëveshjes së klimës së Parisit të vitit 2015.
Rritja eksponenciale e sektorit do të thotë se projektet e erës dhe diellit parashikohen të gjenerojnë të paktën 33% të energjisë elektrike globale, nga rreth 12 % tani, duke çuar në një rënie të prodhimit me energji nga karburantet fosile dhe energjisë më të lirë, tregoi raporti i RMI.
Kjo e fundit është një organizatë jofitimprurëse me qendër në SHBA, e fokusuar në energjinë e pastër, e cila realizoi kërkimin në partneritet me Fondin Bezos Earth me një fond prej 10 miliardë dollarësh i krijuar nga pronari i Amazon, Jeff Bezos për të ndihmuar në financimin e zgjidhjeve për ndryshimin e klimës.
Kostoja e energjisë diellore, e cila tashmë është forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike, do të bjerë deri në 20 dollarë për megavat orë (MWh) nga rreth 40 dollarë MWh që është aktualisht.
“Përfitimi i vendosjes së shpejtë të burimeve të rinovueshme është siguria dhe pavarësia më e madhe e energjisë, plus deflacioni afatgjatë i çmimit të energjisë sepse kjo është një teknologji e prodhuar – sa më shumë të instaloni aq më lirë bëhet,” u shpreh Kingsmill Bond, Drejtor i Lartë në RMI.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al