Erion Braçe, ish Zv. Kryeministër ditën e djeshme në rrjetet e tij sociale ai ka rihapur debatin e pagës minimale. Braçe thekson se shqiptarët po largohen çdo ditë dhe më shumë prej pagës së ulët.
Këtë shqetësim ai e ngriti përmes një postimi në adresën e tij në Facebook dhe shkruante:
PUNETOR KERKONI?
RRISINI RROGAT DHE DO I KENI!
VENDOSNI PRAG TE RI MINIMAL TAKSIMI, SHKALLE TE RE PROGRESIVITETI DHE KENI MBROJTUR TE ARDHURAT E TYRE!
PANDEMIA nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;
Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.
Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!
Kush ankohet se nuk gjen punëtore,
TË RRISË RROGAT E TYRE DHE DO I KETË!
Shihini tabelat e INSTAT në fotot 2 dhe 3;
Në tremujorin e dytë të këtij viti,
paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.
Por, shumica dërrmuese e punëtoreve në sektorët me punësim masiv-bujqësi, industri, ndërtim, tregti, transport, shërbime hotelerie e ushqimi, kanë një rrogë më të vogël se rroga mesatare mujore;
Më e keqja, edhe sipas grup profesioneve, përsëri në secilin prej sektorëve, punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore:
Bujqësia paguan një rrogë mesatare mujore prej 35. 887 lekë, Industria 48. 093 lekë, Ndërtimi 42. 505 lekë, Tregtia, Transporti, Shërbimet etj 43. 034 lekë.
Më e keqja akoma është se tatimi progresiv mbi rrogat nis që më rrogën 30. 001 lekë.
Më e keqja fare është se këto rroga paguhen edhe në sektorë me norma fitimi të larta siç NDERTIMI, me çmime në rritje dhe jo për shkak të punëtorëve!
Ditë më parë, me hyrjen e masave të reja në kufij, dëgjova punëtorët shqiptare në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita.
Shiheni me sa paguhet i njëjti punëtorë këtu;
Ndaj nuk gjeni punëtorë.
RRITINI RROGAT, PËRMIRËSOJINI KUSHTET E PUNËS!
Ne duhet të rrisim rrogën minimale, të vendosim nivelin e ri minimal të tatueshëm e shkallët e reja të tatimit progresiv për të mbrojtur punëtorët dhe shtresën e mesme të ulët e të lartë;
40 MIJË LEKË DHE TANI!
Kjo është çeshtja e PARTISË SOCIALISTE DHE KJO DUHET TE NA IDENTIFIKOJË!
Nuk duhet humbur kohë deri katër vite.
Duan apo nuk duan punëdhënësit, rrogat do shkojnë lart për shkak të kërkesës në treg; nuk e ndalin dot me të huaj.