Monedha europiane nuk po e ndal rënien. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë 1 euro u këmbye sot më 103.6 lekë. Në po të njëjtën periudhë një vit më parë euro këmbehej më 117.32 lekë, pothuajse 18 lekë më shumë sesa sot.
Ekspertët e ekonomisë vleresojnë se turizmi po ndikon në zhvlerësimin e monedhës se euros dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërsa leku mbetet më i fortë edhe ndaj monedhave të tjera.
Dollari amerikan pësoi të enjten një tjetër rënie të fortë me 1.64 pikë dhe zbriti në 92.77 lekë, duke shënuar vlerën më të ulët që prej dhjetorit të vitit 2009. Ndërkohë, paundi britanik pësoi gjithashtu rënie me 0.9 pikë, duke shënuar një rekord të ri historik, në nivelin 121.12 lekë.