Facebook gjobitet për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve

Pronari i Facebook, Meta është gjobitur me milliarda euro për keqpërdorim të të dhënave të përdoruesve gjatë transferimit të tyre midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është gjoba më e e madhe e vendosur nga komisioni i Irlandës për mbrojtjen e të Dhënave sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së për privatësinë.  

Rregullat e GDPR kërkojnë që kompanitë të  marrin pëlqimin e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale. Nga ana tjetër Meta thotë se do të apelojë vendimin e pajustifikuar.

Kontratat ligjore  të përgatitura nga Komisioni Europian përmbajnë masa për të siguruar që të dhënat personale të vazhdojnë të mbrohen kur transferohen jashtë  Evropës.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al