Jahti superluksoz më i madh në botë i multimiliarderit Jeff Bezos, “Flying Fox”, është ankoruar në portin e Sarandës.
Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 190 miliardë dollarë dhe jahti në pronësi të tij, “Flying Fox”, me një helikopter në bord, kap një vlerë prej rreth 400 milion dollarësh. Flitet se qiraja javore e jahtit është 3 milion dollarë. Shumica e ekuipazhit që shërbejnë në jahtin e “Flying Fox” janë ish-forcat e armatosura britanike.
25 mysafirët në bordin e jahtit, do qëndrojnë në Sarandë dy ditë, derisa ai të mbushet me naftë.
Pas heqjes së taksës për jahtet dhe të huajt që udhëtojnë në Mesdhe, Jon dhe Adriatik, ata mund të furnizohen në Shqipëri duke blerë naftë me çmim shumë të lirë deri në 58 lekë për një litër.
Prezenca e superjahtit ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe turistëve të shumtë të huaj që ndodhen në Sarandë./ProBizz.al/