Konsumimi i frutave të freskëta ka vlera por edhe ngrënia e frutave të thata ndikon shumë mirë në organizmin tonë.
Hekuri tek kajsitë dhe rrushi i thatë, mbetet në një përmbajtje shumë të mirë edhe në ato të thata.
Po ashtu frutat e thata mbrojnë zemrën tuaj, por janë të domosdoshme për kockat . Disa studime kanë treguar se ato mund të parandalojnë shanset e osteoporozës, veçanërisht te gratë në menopauzë.
Përveç kësaj, pas ngrënies së tyre, sheqeri në gjak nuk rritet shpejt. Rrjedhimisht, ato ndihmojnë që ndjenja e ngopjes të zgjasë më gjatë.
Së fundi, ato kanë efekte antioksiduese dhe veti kundër plakjes.