Frutat ekzotike kultivohen edhe në fushë të hapur. Eksperimenti po kryhet nga Irakli Shkoza, prodhuesi i parë i frutave ekzotike në Divjakë. Në këtë sipërfaqe po testohen disa lloje të frutave ekzotike.
Irakli Shkoza, agronom në profesion emigroi pas ’90-ës në SHBA dhe prej vitesh tashmë është rikthyer në Divjakë, me një vizion të ri.
Irakliu thotë se në fushat e Divjakës nuk kultivohen vetëm perime apo bostan. Klima është e mirë dhe e përshtatshme edhe për të kultivuar frutin e pasionit dhe llojet e tjera.
Në Europë ka pak vende që i kultivojnë këto fruta. Në këtë mënyrë, Shqipëria shumë shpejt mund të kthehet në një eksportues krysor të tyre për tregun europian. Kjo sjell padyshim edhe zhvillim ekonomik.
Këto fruta i njohin pak fermerë. Por megjithatë ka nisur të ketë interes nga disa persona. Ata vijnë në Divjakë dhe interesohen për të marrë fidanë.
Synohet që me kalimin e kohës fermerët t’i njohin sa më shumë frutat ekzotike dhe t’i kultivojnë ato masivisht dhe mos të mbillen vetëm kultura tradicionale.
Burimi/ Klan News