• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

75 etiketa vere shqiptare  në “Vinitaly 2023”

April 3, 2023
in Aktualitet, Evente, NJOFTIME, Panaire, RISI, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,  vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.

“Sot jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën “Wine vision by Open Balkan”, do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare”, u shpreh Krifca.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.

Në stendën e Shqipërisë  20 prodhues, ekspozojnë verën shqiptare me etiketa tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku ekportojnë prej vitesh.

Ata prezantohen në këtë event të rëndësishëm, me synimin pë vendosjen e bashkëpunimeve me tregjet e standardeve të larta të Europës dhe botës. 

Krifca e cilësoi pjesëmarrjen në këtë panair si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota.

“Duhet të jetë një ballafaqim me prodhuesit më të mirë të verës në Europë, ku ju do të keni mundësinë të vendosni kontakte që mund të gjenerojnë biznese të reja për ju”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se kjo formë promovimi e verës shqiptare do të ndikojë pozitivisht edhe në agroturizëm.

“Është dita e parë dhe ka sukses të madh, vizitorë nga vende të ndryshme të botës janë të interesuar për stendën e Shqipëri. Ky është një hap shumë i mire, pasi po ju bëjmë me dije se Shqipëria është këtu dhe e gatshme të konkurrojë me cilësinë dhe çmimet e tregut global”, tha ministrja Krifca.

Për 55 vjet “Vinitaly 2023” ka qenë sinonim i përfshirjes së të gjithë zinxhirit global të furnizimit të verës. Katër ditë të këtij manifestimi i kushtohen zhvillimit të marrëdhënieve midis prodhuesve, blerësve dhe palëve të interesuara për të shkëmbyer përvoja dhe aftësi.

Vinitaly mirëpret dashamirët e verës në zemrën e lashtë të Veronës, një nga kryeqytetet më të rëndësishme të verës në botë.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi për ekonominë dhe eksportet shqiptare.

Burimi: Shqiptarja.com

Tags: italykantinakrifcaShqiperivereshqiptareveronavinitaly203
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit
Evente

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

October 17, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë
Evente

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

October 7, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
Next Post
Pse agjentët e pasurive të paluajtshme kanë nevojë për kartvizitat dixhitale GOtaps

Pse agjentët e pasurive të paluajtshme kanë nevojë për kartvizitat dixhitale GOtaps

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset