Në dimër përballemi me gjendje gripale apo viroza të ndryshme ndaj është e nevojshme që të konsumojme fruta për të rritur imunitetin.
Disa nga frutat që që mund të hamë për të qënë më të shëndetshëm:
Mollët
Mollët përmirësojnë tretjen dhe rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak.
Rrushi
Rrushi përmban antioksidantë që lufton bakteret. Një burim i mirë i vitaminave C dhe K dhe mund të ketë efekte anti-inflamatore dhe mbrojtëse të zemrës.
Kivi
Kivi kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe zorrëve.
Shega
Shega është e pasur me fibra, antioksidantë dhe vitamina C, E, K, duke e bërë atë të shkëlqyer për sistemin tuaj imunitar.
Banane
Bananet janë një burim i mirë i kaliumit dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të duhur të zemrës dhe presionit të gjakut. Gjithashtu, ndihmon në rregullimin e energjisë në tru.