Për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme një episod i “SpongeBob SquarePants” nuk do të jetë më i disponueshëm në Paramount+ dhe Amazon.
Nga sezoni i 12-të episodi “Kwarantined Crab” është fshirë sepse përqëndrohet në historinë e një virusi.
Zëdhënësi i Nickelodeon për ‘CNN Business’ u shpreh:”Kemi vendosur të mos e transmetojmë për shkak të ndjeshmërisë që ka përfshirë gjithë botën për shkak të pandemisë reale globale”.
Ky episod reflekton ndjenjën e izolimit dhe urrejtjes që shumë komunitete aziatike kanë përjetuar që nga fillimi i pandemisë. Ishte OBSH-ja që ju ka kërkuar njerëzve të shmangin terma të tilla si “virusi kinez”, për shkak se krijojnë një reagim kundër njerëzve me origjinë aziatike./ProBizz.al/