Për përdoruesit e Android, ky mund të jetë fundi i biletave të parkimit siç i njohim ne. Të paktën, ky është premtimi që Google bën me përditësimin e tij të fundit.
Google njoftoi të enjten një sërë veçorish të reja që u shpërndanë përmes përditësimit të tij të fundit të softuerit, duke përfshirë mundësinë që përdoruesit të paguajnë për parkimin duke përdorur zërin e tyre përmes një partneriteti me ParkMobile. Qëllimi është të ndihmohen drejtuesit e mjeteve të eliminojnë pikat e pagesës kur është shumë ftohtë.
Ky partneritet është shembulli më i fundit i shtytjes së Google në transport, duke përfshirë shtimin e ecjes me biçikletë në Google Maps, zhvillimin e një çelësi digjital dhe punën me prodhuesit e automjeteve për të integruar sistemin e saj operativ Android në automjete.
Parkimi e ndihmon Google të integrohet edhe më tej në jetën e përditshme të konsumatorëve. Ky partneritet me Parkmobile ka shtrirje të kufizuar për momentin. Por nëse e kaluara lë të kuptohet se çfarë do të vijë, Google do të shtojë partnerë të tjerë.
Veçoria e parkimit me zë është aq e drejtpërdrejtë sa tingëllon. Pasi të parkoni në një vend, thoni “Hey Google, paguaj për parkimin” (Hey Google, pay for parking) dhe ndiq kërkesat e “Asistentit të Google” për të paguar nga telefoni yt. Google Pay kryen transaksionin.
“Nuk ka më monedha, jo më konfuzion,” premton Google.
Një pjesë e konfuzionit rrjedh nga labirinti i aplikacioneve të parkimit të disponueshme për t’u shkarkuar. Funksioni i pagesës për parkim e zvogëlon rrëmujën duke e paracaktuar ParkMobile, aplikacionin kryesor që koordinon zonat e parkimit në më shumë se 400 qytete të SHBA.
Përditësimi i Android do t’ju ndihmojë gjithashtu të kontrolloni se sa kohë ka mbetur në kohëmatës dhe të shtoni kohën me komandën zanore. Thjesht thuaj, “Hey Google, statusi i parkimit” ose “Hey Google, zgjat parkimin”.
Gjithashtu ka rëndësi, sepse është një mënyrë tjetër që Google po prek makinën tuaj për të gjurmuar informacionin tuaj personal, duke përfshirë vendndodhjen e automjetit tuaj. Dhe kjo është një fitore për Google në luftën e saj kundër Apple për të dhënat tuaja.
Për Apple, Google dhe Amazon, gjithashtu, aftësia për të dëgjuar makinën tuaj u jep atyre më shumë mundësi për t’ju shitur shërbimet e abonimit ose për t’ua shitur informacionin palëve të treta të etur për të përshtatur reklamat e tyre sipas zakoneve tuaja të drejtimit, vendndodhjes dhe më shumë. Më shumë të dhëna çojnë në mundësi masive për gjigantët e teknologjisë për të korrur më shumë të ardhura.
Vitin e kaluar, Google dhe ParkMobile aktivizuan një opsion për të paguar parkimin në rrugë nëpërmjet Google Maps, por aftësia për të paguar me zë është një hap përpara për përdoruesit e Android, Google dhe ParkMobile, si dhe klientët e mundshëm të palëve të treta të etur për të dhëna të synuara.
Burimi: Tech Crunch