Euro ka filluar të vlerësohet në tregun e brendësh, duke fituar pikë ndaj lekut. Rritja ka ardhur ditët e fundit, duke e cuar monedhën europiane në gati 117 lekë, nga rreth 113 lekë që ishte në ditët e fundit të muajit.
Në pikat e këmbimit valutor ajo këmbehet me 116.6 lekë.
Ndërsa janë të shumtë faktorët e zhvlerësimit të monedhës europiane, ku kryesore vlerësohet të jetë politika e Bankës Qëndore Europiane për të mbajtur monedhën e saj të dobësuar gjatë muajve të kaluar si një mundësi për të nxitur eksportet e saj në botë, rritja e euros u jep shpresë kompanive shqiptare eksportuese, të cilat kanë humbur këto muaj për shkak të kursit të këmbimit.