Martesa shumëvjeçare e George dhe Amal Clooney është futur në krizë.
Sipas mediave të huaja ata po jetojnë të ndarë pasi janë shumë të përkushtuar ndaj punës së tyre.
Shumë shpejt aktori do të transferohet në New York për minimalisht një vit për të luajtur në Broadway.
Oraret e zëna të çiftit kanë tensionuar marrëdhënien e tyre.
I vetmi moment kur kalojnë kohë së bashku janë pushimet. Edhe pse ndarja duket shumë afër George Clooney dhe Amal Clooney janë një nga çiftet më të preferuar të Hollywood.