Nga data e sotme, Google do të nisë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Të gjitha llogaritë të cilat nuk kanë qenë aktive prej dy vitesh do të fshihen tërësisht.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë kjo bëhet pasi lidhen me fjalëkalime të vjetra dhe mund të rrezikohen.
Kjo politikë përfshin vetëm llogaritë personale.
Gmail numëron 1.5 miliardë përdorues aktive.