Greqia do t’u ofrojë të rinjve të saj një kartë cash 150 euro dhe një muaj falas të të dhënave telefonike për të marrë vaksinën kundër COVID-19, në një përpjekje qeveritare për të rritur normat e vaksinimit në periudhën pushimeve.
Vendi ka lehtësuar kufizimet ndërsa infeksionet bien, por shqetësimet po rriten për përhapjen e variantit më ngjitës Delta.
“Me goditjen e parë të vaksinës ata do të marrin një kartë të parapaguar prej 150 eurosh,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis
“Është një borxh ndaj të rinjve, një dhuratë nga mirënjohja,” shtoi ai.
Rreth një e treta e popullsisë prej 11 milion banorësh është vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të qeverisë.
80% e njerëzve mund të përfundojë së vaksinuari deri në vjeshtë nëse ato kuptojnë rëndësinë e vaksinimit dhe e pranojnë atë, u shpreh një zyrtar qeveritar i ngarkuar me vaksinimet.
Greqia ka raportuar një total prej 421,266 raste dhe 12,682 vdekje të lidhura që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria tashmë ka hequr mbajtjen detyrueshme të maskave për qytetarët grekë.
BURIMI: Reuters