SMART Balkans është një projekt i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Ajo parashikon projekte në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të Ballkanit për shuma mes 9.500 – 17.400 euro.
SMART Balkans synon të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.
Projekti parashikon forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në rajon për krijimin e komuniteteve paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor.
Një nga objektivat e Smart Balkans është që projekti të mbështesë integrimin euroatlantik të rajonit dhe duke pasur parasysh se integrimi evropian nuk është vetëm objektiv individual i çdo shteti përfitues të projektit, por i rajonit, projekti synon të lehtësojë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin rajonal drejt atij qëllimi.
Objektivat specifikë të projektit janë:
- OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
- Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike.
- Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
- Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Grantet për media do të ofrojnë financim për projekte që lidhen me dy fushat tematike:
- Siguria & Stabiliteti
- Qeverisja.
Burimi: Business Magazine