• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

High Scardus Trail, shtegu historik i turizmit të aventurës

September 21, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nëse jeni në kërkim të atyre eksperiencave që duhen provuar njëherë në jetë, High Scardus Trail është ideali. Për të apasionuar pas hiking dhe eksplorimit të shtigjeve të reja, ky shteg është një ndër aventurat e cila do të mbetet gjatë në memorien tuaj.

High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin, me gjatësi 450 kilometra, i cili kalon nëpër tre shtete dhe rajoni i Dibrës është një nga polet më të rëndësishme të tij. Ky shteg është një shtrirje e Via Dinarica që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Çfarë përfshin shtegu High Scardus

High Scardus Trail është një distancë e gjatë e cila ju mundëson eksplorimin më të mirë të Malsisë Lindore të Shqipërisë dhe ju dhuron përvojën e mikpritjes së ngrohtë Shqiptare.

Për të përfunduar komplet eksperiencën mbresëlënëse të këtij shtegu duhet të përgatiteni mirë për të marr emocione të forta, pasi ky shtegu kërkon kohë dhe për një soditje të plotë të tij do ju duhen plotë 10 ditë. Në këto ditë ju, jo vetëm që do të ngjisni majën më të lartë të vendit, malin e Korabit, por gjatë rrugës do të kaloni rreth 6 parqe kombëtare të të trija shteteve si Sharr, Mavrovo, Shebenik-Jabllanicë, Parkun Natyror Korab-Koritnik, Prespën, si edhe Liqenin e Pogradecit.

Rrëmbehuni nga natyra e virgjër Shqiptare

Sigurisht që rrugët për të përshkruar këtë shteg janë të ndyshme dhe pjesa Shqiptare ka itinerarin e saj që fillon nga Peshkopia dhe përfundon në Shishtavec të Kuksit. Guidat nga Peshkopia, siç shprehet për IntoAlbanian Grehans Uka (guide turistike) bëhet nga fshati Popinar, i cili nga banorët njihet si ballkoni i fushës së Maqellarës dhe Dibrës së Madhe për të vijuar në bjeshkët e Hinoskës të cilat njihen për liqenet akullnajore dhe burimet e shumta ujore. Gjithashtu është edhe një zonë e cila ju mundëson të shikoni lehtësisht Luginën e Drinit të Zi, përballë keni Parkun Kombëtar të Lurës, Dibrën e Madhe (në Maqedoni) si edhe liqenin e Radikës. Gjatë këtij itinerari mund do të sodisni dhe të prekni nga afër mrekullitë natyrore të malit të Velivarit, i cili është i dyti për nga lartësia në zonën e Dibrës dhe ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Udhëtimi do të vijojë drejt fshatit Rabdisht, një fshat tradicional që dallon për mikpritjen dhe rrugët e shtëpitë karakteristike me gurë. Pas Rabdishtit, ju presin bjeshkët e Gramës një ndër pikat më interesante të shtegut. Këto bjeshkë janë pjesë e vargmalit të Korabit. Me bjeshkë të pafundme, me  pyjet me pisha të buta,  me liqenin e bukur malor, përballë  shtresave të gipsit të bardhë dhe larmisë shkëmbore të pasqyrave, me stanet dhe burimet e kristalta ujore, Grama është thjesht fillimi i kësaj ëndrre të bukur që do të përjetoni. Eksperiencën më të paharrueshme sigurisht që do t’ua dhurojë, Korabi me Radomirën të cilat mbeten unike. Korabi është një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse për turizmin malor, e jo më kot e kanë quajtur ballkoni i Shqipërisë. Gjatë rrugës do të keni mundësinë të shikoni liqenet akullnajore, stanet dhe një numër të madh bagëtish që e karakterizon qartë si një zonë blektorale.

Shtegu i fundit i këtij rrugëtimi përfshin, Radomirë–Çaj–Shistavec, që ndryshe njihet edhe me emrin shtegu i ballkanit, e konsiderohet si një nga pikat më atraktive. Ky shteg shënon edhe fundin e vargmalit të Korabit dhe fillimin e vargmalit të Sharrit. Bjeshkët e Çajës mes livadheve alpine plot lule shumëngjyrëshe kanë një pamje të mrekullueshme, ndërsa rreth e përqark tufat e deleve dhe kuajve që kullotin e bëjnë edhe më të bukur pamjen.

Historiku

Mendohet se High Scardus Trail është më i vjetër se Krishtërimi dhe në shekullin e 2 para Krishtit, ishin romakët ata lëvizën përreth malit të Sharrit. Scardus në latinisht  do thotë plot ngjyra, për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme. I pozicionuar në jug të maleve të Sharrit, mendohen që kjo hapësirë të jetë ndër kullotat alpine më të mëdha në Evropë, e ku jeta e barinjeve sot është akoma  e gjallë, pa shumë ndryshime nga mijëra vjet më parë.

Mountain, Hiking, North Albania

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaAventureBallkanDestinacionDiberEksplorimguideHigh Scardus TrailhikingHistorikKosoveKufiMaqedonia e VeriutNatyreShqiperiShqiptareShtegTurizem
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Next Post
Helen’s Bio Line, linja e produkteve organike të bukurisë dhe kozmetikës

Helen's Bio Line, linja e produkteve organike të bukurisë dhe kozmetikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset