I ndërtuar që në vitin 1995, në mes të Parkut Kombëtar të Dajtit gjendet Hotel Panorama, që është dhe pika e parë turistike në Dajt. Shumë i suksesshëm që në vitet e tij të para, hoteli ka pritur mjaft personalitete vendas dhe të huaj, presidentë, kryeministra, ambasadorë, diplomatë dhe artistë, të cilët nuk u larguan pa lënë gjurmën e tyre aty, duke shkruar përshtypjet e tyre në librin e Panoramës dhe fotot në ambientet e saj.
I restauruar pas vitit 2000, hoteli aktualisht ka 5 dhoma dhe 4 vileta druri, ambiente komode me të gjitha kushtet e nevojshme, që ofrojnë një pamje spektakolare të perëndimit në mbrëmje.
Në mjediset çlodhëse që ai ofron mund të shijoni bukuritë e çdo stine, gjelbërimin e pafundëm të zonës në pranverë dhe madhështinë e borës në dimër, ajrin e pastër dhe freskinë.
Restoranti servir ushqimet e shijshme tradicionale dhe mesdhetare, me produktet bio të stinës dhe super cilësore. Gjithashtu ka një zonë bari ku mund të shijoni një pije në rehatinë tuaj dhe një kënd lojërash që fëmijët tuaj të kalojnë një kohë sa më argëtuese.
Në terrenin sportiv të zonës ju mund të bëni kamping dhe shëtitje me kuaj.
Hoteli ka gjithashtu një sallë konferencash që mund të përmbajë deri në 40 persona dhe Salet Vip për 12 persona.
Mos u mendoni dy herë për t’i dhuruar vetes një ditë ndryshe nga rutina, një ditë relaksi dhe kënaqësie.
Për çdo rezervim kontaktoni në Cel: 068 20 23 936 / 069 40 58 288 ose në rrjetet sociale në Facebook: Panorama Dajt dhe Instagram: Panorama Dajt.
/ProBizz/