MË SHUMË 64 MILIARDË $ PËR 6 MUJORIN E PARË 2020
454 miliardë CNY apo më shumë se 64 miliardë dollarë janë të ardhurat e kompanisë gjigande HUAWEI për pjesën e parë të vitit 2020. Në publikimin e rezultateve biznesit, kompania ka raportuar në një njoftim për shtyp se të ardhurat dhe fitimi neto janë rritur në bazë vjetore, përkatësisht 13.1% dhe 9.2%.
Biznesi që lidhet me rrjetet e telekomunikacionit arriti 159.6 miliardë CNY, ai që lidhet me korporatat arriti 36.3 miliardë.
CNY dhe biznesi i konsumatorëve i cili përfshin pajisjet e lëvizshme arriti të ardhura prej përkatësisht 255.8 miliardë CNY.
Sipas një përllogaritje të thjeshtë, më shumë se gjysma e të ardhurave të Huaëei-t vijnë nga telefonat inteligjentë, tabletat etj, midis pajisjeve të tjera të lëvizshme. Ndërsa biznesii rrjeteve të telekomunikacionit që është edhe arsyeja kryesore për ndalimin e tregtisë në Shtetet e Bashkuara, sjellin vetëm 35% të të ardhurave për kompaninë.
Ndërsa vendet rreth e rrotull globit po luftojnë me pandeminë COVID-19, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) janë bërë jo vetëm një mjet thelbësor në luftën kundër virusit, por edhe një motor për gjenerimin ekonomik.
HUAWEI përsëriti angazhimine saj për të punuar me partnerët e industrisë për të mbajtur funksionim të qëndrueshëm të rrjetit, përshpejtuar transformimin dixhital dhe mbështetur përpjekjet për rihapjen e ekonomive lokale.
Mjedisi kompleks i jashtëm e bën bashkëpunimin e hapur dhe besimin në vlerat globale më të rëndësishëm se kurrë. HUAWEI ka premtuar të vazhdojë të përmbushë detyrimet esaj ndaj klientëve dhe furnitorëve, dhe të mbijetojë, përparojë e kontribuojë në ekonominë globale dixhitale dhe zhvillimin teknologjik, pa marrë parasysh se me cilat sfida do të përballet kompania.
PAK RRETH KOMPANISË
HUAWEI është ofrues kryesor global i infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore – rrjetet e telekomit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud.
Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei-t janë të sigurta dhe konkurruese. Përmes bashkëpunimit tëhapur me partnerët e ekosistemit, ne krijojmë vlera të qëndrueshme për klientët tanë, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzuar novacionin në organizata të të gjitha formave dhe madhësive.
Për HUAWEI-n, novacioni përqendrohet te nevojat e klientëve. Ne investojmë shumë në kërkimet themelore, duke u përqendruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Kompania ka si pjesë të saj rreth 194 mijë të punësuar në më shumë se 170 vende dhe rajone. E themeluar në vitin 1987, HUAWEI është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj.