Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete.
Ministrja Delina Ibrahimaj, pas takimit të tretë me përfaqësuesit e këtyre industrive, theksoi se për një periudhë afatshkurtër eksportuesit nuk do të paguajnë këstet e tatim fitimit dhe se TVSH-ja do tu rimbursohet në harkun kohor të 3 ditëve.
Më tej Ibrahimaj theksoi se në varësi të situatës, do të merren edhe masa afatgjatë.
Reagimi i Financave, vjen pas kërkesave të shumta të eksportuesve për të marrë masa konkrete në mënyrë që të lehtësojnë këto sipërmarrje nga dëmet që u ka sjellë kursi i këmbimit.