Inflacioni i Eurozonës ka rënë sic pritej në 2.2 në mars sipas të dhënave nga agjencia e statistikave Eurostat që u publikuan të martën.
Ushqimi, energjia, alkooli dhe duhani u ulën në 2.4 % në mars nga 2,6 % në shkurt.
Të dhënat e fundit kanë treguar se inflacioni i marsit ishtë më i ulët se sa parashikohej në disa ekonomi kryesore të Eurozonës. Inflacioni i muajit të kaluar arriti në 2.3% në Gjermani dhe ra në 2.2 % në Spanjë, por mbeti i pandryshuar në 0.9 % në Francë.
Shifrat të cilat janë të harmonizuara në të gjithë Eurozonën rritën pritshmëritë për një ulje të mëtejshme të normës së interesit prej 25 pikësh bazë nga Banka Qëndrore Europiane gjatë takimit të saj të ardhshëm më 17 prill . Por mbetet për tu parë cili do të jetë trendi pasi Bashkimi Europian do të goditet më tarifa amerikane të cilat hyjnë në fuqi këtë javë .












