CEO i Meta, Mark Zuckerberg lajmëroi ditën e sotme se kompania do të lançojë një shërbim të ri në Instagram të quajtur “Channels”. Ky shërbim do të lejojë krijuesit të shpërndajnë mesazhe të njejta drejt shumë përdoruesve të ndryshëm ose t’i publikojnë ato për t’u angazhuar më tepër me ndjekësit e tyre.
Channels suporton tekstet, imazhet, sondazhet, reagimet dhe metoda të tjera komunikimi. Zuckerberg e prezantoi këtë shërbim duke nisur kanalin e tij të transmetimit, ku ai do të shpërndajë të rejat më të fundit mbi Meta.
Fillimisht ky shërbim po testohet nga disa krijues të caktuar në SHBA, dhe pritet që shërbimi të vijë drejt më shumë përdoruesve në muajt në vijim. Krijuesit mund t’i përdorin Channels për të mbajtur të update-uar fansat me momente pas skenave, ndërkohë që fansat nuk kanë mundësi të postojnë në këtë kanal, thjesht të reagojnë dhe të marrin pjesë në sondazhe.
Në të ardhmen Channels do të ketë akoma më shumë shërbime të integruara, si përshembull futja e një krijuesi tjetër në këtë kanal për të diskutuar rreth bashkëpunimeve të ardhshme.
Në të kaluarën krijuesit kishin mundësinë të përdornin Stories për të lajmëruar fansat e tyre, ndërkohë që tani kanë një kanal të posaçëm për të diskutuar mbi ndryshimet më të reja, duke marrë akoma dhe më tepër feedback nga fansat.
Pritet që Channels të vijë dhe në Facebook pas disa muajsh.
Burimi: Geek Room