Ashtu siç e kishin paralajmëruar ekspertë të fushës tashmë është konfirmuar edhe nga një sondazh i Forumit Ekonomik Botëror . 41 % e punëdhënësve duan të zvogëlojnë fuqinë e tyre punëtore pasi AI automatizon detyra të caktuara.
Nga kompanitë që janë pyetur në botë shumica e tyre planifikojnë të zhvillojnë punën e tyre duke zëvendësuar disa punëtorë që kanë me ato të Inteligjencës Artificiale .
Nënpunësit e shërbimit postar dhe sekretarët ekzekutivë janë ndër punët që do të përjetojnë rënien më të shpejtë të numrit në vitet e ardhshme.
Megjithatë raporti thotë së teknologji të tilla në punë mund të rrisin edhe aftësitë njerëzorë për të përmirësuar marrëdhënien njeri-makineri . Zëvendësimi total nuk arrihet duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdueshmë të aftësisë së njerëzve.












