Udhëheqësi i një kompanie teknologjie tha se, ata që dështojnë në test, do të futen në listën e zezë për çdo pozicion të ardhshëm”.
Drejtuesi i një kompanie teknologjie ka zbuluar arsyen përse përdor një intervistë jokonvencionale për kandidatët për punë. Përmes “Filxhanit të kafesë” vendos se kë të punësojë.
Intervistat janë situata me presion të lartë, por testi nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si përgjigjet kandidati. Drejtuesi i kompanisë, mbështetet në një veprim në fund të intervistës.
Trent Innes, CEO i kompanisë softuerike “Compono”, tha se, kushdo që dështon në test do të futet në listën e zezë, për çdo pozicion të ardhshëm.
Trent, i cili më parë ishte drejtor menaxhues i kompanisë së teknologjisë Xero Australia, theksoi në podcastin e biznesit “The Venture”, se: “Unë gjithmonë e çoj kandidatin për shëtitje në një nga kuzhinat tona dhe në një farë mënyre përfundon duke u larguar me një kafe. Pastaj vazhdojmë intervistën. Një nga gjërat që pres gjithmonë në fund të intervistës është: a dëshiron personi që bëmë intervistën ta kthejë filxhanin bosh në kuzhinë?”
Burimi:https://businessmag.al/interviste-per-pune-apo-nje-test-me-filxhanin-e-kafese/