Përdoruesit e iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max kanë raportuar shumë probleme. Ata thonë se një zë statik dëgjohet ose fishkëllimë në altoparlant e cila ndodh kur telefoni është duke u karikuar.
Sipas disa përdoruesve tingulli tingëllon si statik i një radioje të vjetër, dhe mund të dëgjohet edhe kur nuk ka ndonjë audio aktive apo kur volumi është shumë i ulët apo i fikur plotësisht.
Ky problem mund të ndodhë me të gjitha llojet e karikuesve, përfshirë edhe karikuesit origjinalë të Apple, si dhe karikimin MagSafe, megjithëse me MagSafe tingulli duket më i qetë.
Tingulli zakonisht zhduket kur telefoni shkëputet nga karikimi.
Raportohet gjithashtu se Apple është njoftuar për këtë çështje dhe se çështja është dërguar tek inxhinierët, por deri tani përditësimet e iOS nuk e kanë zgjidhur problemin.












