George Hayward, një ish-punonjës i Meta, sapo ka bërë të ditur se aplikacioni i Facebook dhe Facebook Messenger konsumojnë qëllimisht baterinë e smartphone-ve në të cilët janë instaluar.
Siç raportohet nga The New York Post, ekziston një emër për praktikën që Facebook përdor, “testimi negativ”. Ky testim lejon kompanitë teknologjike të shkarkojnë bateritë e smartphone-it të një përdoruesi për të testuar shërbimet e reja në aplikacion apo për të shikuar se si një fotografi do të shfaqet.
Hayward tregon se u pushua nga Meta pasi refuzoi të merrte pjesë në këtë testim negative. “Unë i thash menaxherit: ‘Kjo gjë mund të dëmtojë dikë,’ dhe ajo mu përgjig: ‘Duke dëmtuar pak persona ne mund të ndihmojmë një numër shumë më të madh njerëzish’.” shtoi ai.
33 vjeçari u pushua nga Meta në nëntor të vitit të kaluar dhe menjëherë vendosi të padiste kompaninë për këtë vendim. Ai punoi për shërbimin Facebook Messenger ku njerëzit mund të bisedojnë dhe të kryejnë telefonata apo video-telefonata midis tyre.
Hayward shpjegoi se duke shkarkuar baterinë e disa personave, Facebook mund t’i vendosë ato në rrezik sidomos në situatat kur atyre iu duhet me patjetër të komunikojnë me persona të tjerë, ose dhe me policinë apo urgjencën.
Burimi: Geek Room