Italia ka miratuar një taksë prej 40 % mbi fitimet që bankat marrin nga normat më të larta të interesit.
Por bankat italiane kanë thënë se tatimi mbi fitimet e tyre do të jetë “thelbësisht negativ” për sektorin.
Lëvizja e papritur gjeti dakordësine e ministres italiane në takimin e kabinetit që u mbajt të hënën. Ata u zotuan të investojnë fondet e mbledhura për të ndihmuar familjet dhe bizneset që po përballen me koston e huamarrjes.
“Mjafton të shikohen fitimet e bankave në gjysmën e parë për të kuptuar se nuk po flasim për disa milionë, por për miliarda”, tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini në një konferencë shtypi në Romë. Taksa do të zbatohet për të ardhurat neto nga interesi që vijnë nga hendeku midis normave të kredisë dhe depozitave të bankave. Rreth 2 miliardë euro (1.7 miliardë £) thuhet se do të gjenerohen nga taksa, e cila do të përdoret për të financuar mbështetjen për familjet e goditura nga norma më të larta interesi. Parlamenti italian ka tani 60 ditë për të miratuar këtë ligj.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha për gazetën Corriere della Sera se taksa nuk ishte kundër bankave, “por një masë për të mbrojtur familjet” dhe ata që luftojnë për të paguar kreditë e shtëpive.
Por disa banka evropiane kanë thënë se masa e papritur është një lajm i keq për sektorin.
Aksionet në dy bankat më të mëdha të vendit, Intesa Sanpaolo dhe UniCredit, ranë përkatësisht me 8% dhe 6.5% të martën në mëngjes pas njoftimit.
Aksionet në Banco BPM, banka e tretë më e madhe në vend ranë me 8.2%. Banka të tjera duke përfshirë BPER Banca, Banca Generali dhe Mediobanca gjithashtu regjistrua rënie.
Vende të tjera evropiane, përfshirë Hungarinë dhe Spanjën, kanë vendosur taksa të ngjashme të papritura mbi bankat.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al